Policia Rajonale e Prishtinës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë sekuestruar pesë armë zjarri dhe pesë thika.
“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në Rajonin e Prishtinës. Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale”, thuhet në njoftim.
“Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga zyrtarët e stacioneve policore, në lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar 5 armë zjarri dhe 5 armë të ftohta ( thika)”.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.