Afati për konvertimin e patentë-shoferëve ilegale të lëshuara nga Serbia, në ato të Kosovës është zgjatur për 10 ditë.
Lidhur me këtë proces ka folur zëvendësdrejtori rajonal i policisë në veri, Veton Elshani.
Elshani deklaroi se pas këtij përfundimit të kësaj periudhe, do të pasojnë gjobat.
Ai theksoi se procesi po ecën pa ndonjë proces të theksuar.
“Është shtyrë për dy javë çështja e patentë-shoferëve për arsye edhe të interesimit të njerëzve, por edhe për shkak të disa problemeve teknike që ne i kemi hasur gjatë konvertimit apo gjatë aplikimit të këtyre patentë-shoferëve”, tha Elshani për RTK-në.
Deri para nisjes së afatit shtesë ishin afro 5 mijë e 600 patentë-shoferë që ishin konvertuar nga ato ilegale në RKS.
Qytetarët serbë fillimisht kishin afat që këtë ta bënin nga 10 maji deri më 9 gusht.
Për shkak të disa problemeve të vogla, ky afat u kërkua të shtyhet.