Polica e Kosovës ka nisur hetimet në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, pas hulumtimit të së martës nga KIKS Kosova.
Kronika ka shfaqur keqtrajtimin dhe dhunën brenda institucionit të vetëm për të moshuar që menaxhohet nga Qeveria e Kosovës.
KIKS Kosova ka parë ekipet e policisë që janë futur brenda Shtëpisë së të Moshuarve, ku do të niset edhe intervistimi i gjithë banorëve rezidentë dhe i punonjësve për të vërtetuar dyshimet që u ngritën.
Po ashtu KIKS-i merr vesh se edhe Ministria e Financave që menaxhon me këtë institucion, ka iniciuar procedurat për mbikëqyrjen dhe kontroll brenda kësaj shtëpie.
Sonte nga ora 22:00, KIKS Kosova do të sjellë materiale të reja ekskluzive rreth hetimeve dhe situatës brenda Shtëpisë së të Moshuarve.