Policia shpall në kërkim katër persona për fajde e detyrim në Prizren

Policia shpall në kërkim katër persona për fajde e detyrim në Prizren

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim katër të dyshuar për fajde, privim të kundërligjshëm të lirisë dhe detyrim.

Personat e shpallur në kërkim janë: Bruno Kuzhnini, Gjon Kuzhnini, Elson Kuzhnini dhe Egzon Reshani.

Ata po kërkohen me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren.

“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë themelore në Prizren, katër personat personat e dyshuar, fotot e të cilëve janë publikuar, shpallen në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohen për kryerjen e veprave penale; Fajdeja nga neni 331, Privimi i kundërligjshëm i lirisë neni 193 dhe Detyrimi nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Çdo informacion lidhur me personat në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected], ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999”, thuhet në njoftim.

Related Articles