Policia shpall në kërkim të dyshuarin për vrasjen në Hajvali

Policia shpall në kërkim të dyshuarin për vrasjen në Hajvali

Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të Xhemajl Nuhiut, si të dyshuar për vrasjen e mbrëmshme në Hajvali.

Përmes një postimi në Facebook, policia kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së tij, na kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected] ose në numrin 192”, shkruan në njoftim.

Viktimë e këtij rasti tragjik mbeti Muhamet Matoshi.

Related Articles