Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Ujkan Metajn, i cili u arratis para gati dy javësh nga Burgu i Dubravës.
Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar fotografinë e tij me shënime tjera, derisa ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacion për vendndodhjen e tij, ta kontaktojnë policinë.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Ujkan (Rexhep) METAJ i lindur me 15.09.1988 nё fshatin Shushicё e ulёt-Istog. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “ Arratisja e personit tё privuar nga liria””, thuhet në kërkesë.