Policia shpall rezultatet për zyrtarët e rinj policorë

Policia shpall rezultatet për zyrtarët e rinj policorë

Policia e Kosovës, sot ka publikuar listën e kandidatëve të cilët e vazhdojnë procesin e rekrutimit si zyrtarë të rinj policorë.

Policia ka treguar sesi është bërë renditja e kandidatëve në mënyrë kronologjikë sipas meritës.

“Renditja e kandidatëve bëhet sipas meritës, dhe atë sipas kësaj kronologjie: rezultati nga testi me shkrim i kandidatit vlerësohet me 60% dhe vlerësimi i testit-intervistës gojore 40%. Kandidatët të cilët kanë rezultatin e intervistës me gojë 70% e vazhdojnë procesin, ndërsa ata te cilët janë nën 70% nuk e vazhdojnë procesin”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet po ashtu se kandidatët të cilët janë në listën meritore, mund të ftohen të vazhdojnë procesin e rekrutimit brenda dy viteve nga data e publikimit të listës meritore, varësisht nga nevojat e organizatës.

“Për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësor kandidatët do të informohen me kohë”, thuhet në fund të njoftimit shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles