Policia shpall tender 11 milionë € për furnizim me uniforma

Policia shpall tender 11 milionë € për furnizim me uniforma

Policia e Kosovës ka shpallur sot tenderin prej 11 milionë e 351 euro për furnizim me uniforma për pjesëtarët e saj, raporton Gazeta “Enigma”.



Në njoftimin e publikuar thuhet se Operatoret Ekonomik (OE) që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces prokurimi duhet të dëshmoj se të hyrat e përgjithshme së bashku për tri vitet e fundit të jenë minimum 8 milionë euro.

Po ashtu, sipas njoftimit të publikuar OE  duhet të dorëzojnë atestet për secilin artikull. “Atestet duhet të jenë të kryera në laborator i cili është i certifikuar sipas ISO 17025 2005. Se bashku me ateste duhet të dorëzohet edhe kopja e certifikatës ISO 17025 2005 e laboratorit ku është bere testimi” thuhet në njoftim.

Operatori Ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të natyrës se njëjtë ose ngjashme profesionale si për shembull (uniforme Policore, uniforma Ushtarake, uniforma Zjarrfikëseve, uniforma Gardianeve, uniforma Doganierëve) gjatë 3 (tri) vitet e fundit ( nga data e publikimit te njoftimit për kontrate) jo me pak se 5 milionë euro.

Ofertat për këtë proces Prokurimi sipas njoftimit të publikuar janë paraparë të hapen më 20 tetor të këtij viti.

Related Articles