Policia shpëton katër persona nga një varkë e dëmtuar në Liqenin e Ohrit

Policia shpëton katër persona nga një varkë e dëmtuar në Liqenin e Ohrit

Nëpunës policor kanë shpëtuar katër persona nga një varkë në Liqenin e Ohrit, pasi një pjesë e mjetit lundrues u dëmtua për shkak të kushteve të këqija të motit.

“Mbrëmë në orën 19:30, në Stacionin policor për mbikëqyrje kufitare – ‘Liqeni i Ohrit’ është raportuar se njerëz nga një mjet lundrues që ndodhej në ujërat e Liqenit të Ohrit, rreth 2.5 kilometra nga bregu i liqenit përballë autokampit ‘Izvidniçki’, kërkojnë ndihmë. Nëpunësit e policisë me një motoskaf zyrtar janë nisur menjëherë drejt lokacionit, ku katër persona u panë në një varkë me vela duke kërkuar ndihmë. Janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe personat në mënyrë të sigurt janë transportuar në stacionin e policisë në kanalin e ‘Studençishtës’”, thuhet në njoftim.

Në mënyrë të sigurt është nxjerrë edhe varka e cila për shkak të kushteve të këqija të motit me erëra të forta dhe valëve ishte dëmtuar, pasi personi që drejtonte varkën kishte humbur kontrollin e mjetit lundrues.

Related Articles