Policia shqiptoi mbi 1,600 gjoba në Ferizaj për një javë

Policia shqiptoi mbi 1,600 gjoba në Ferizaj për një javë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në Ferizaj janë shqiptuar mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku, dhe janë pezulluar 42 patentë shoferë.

Gjatë kësaj kohe po ashtu, janë regjistruar 23 aksidente, ku 8 kanë qenë me lëndime, si pasojë janë lënduar 16 persona, dhe, 15 aksidente me dëme materiale.

Gjatë javës së kaluar, nga data 10-16.11.2025, janë shqiptuar 1, 657 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 42 patentë-shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 23 aksidente, nga të cilat:

–  8 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 16 persona

–  15 aksidente me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:

– Stacionit më të afërt policor

– Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.

Related Articles