Policia shqipton 5 mijë e 136 gjoba trafiku gjatë prillit në Ferizaj

Policia shqipton 5 mijë e 136 gjoba trafiku gjatë prillit në Ferizaj

Gjobat në komunikacionin rrugor gjatë muajit prill-2024.

Gjatë muajit prill 2024, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5 mijë e 136 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse “heqje e patentë shoferit”.

Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:

– Tejkalim i shpejtësisë, 1736 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 387 gjoba

– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 222  gjoba

– Mospërdorimi i rripit të sigurisë, 195 gjoba

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 133 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 119  gjoba

– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 32 gjoba

– Kyçja e  parregullt në rrugën kryesore,  28 gjoba

– Kundërvajtje ndaj motoçiklistëve, 16 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 15 gjoba

– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 4 gjoba

– Mosrespektimi i këmbësorëve, 3 gjoba

– Të tjera, 2246 gjoba

Related Articles