Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur 748 persona të cilët nuk respektuan masat anti COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Përveç atyre që nuk respektuan masat, Policia ka shqiptuar edhe 1273 tiketa trafiku, derisa bëhet e ditur se kanë ndodhur 23 aksidente me të lënduar, ndërsa 31 me dëma materiale.
Gjithashtu, Policia njofton se ka arrestuar 18 persona, ndërsa 17 janë dërguar në mbajtje.