Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë, në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe krime ekonomike.
Operacioni po realizohet në bashkëpunim me Prokurorinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se aksioni është ende në zhvillim e sipër dhe se më shumë detaje do të publikohen pas përfundimit të operacionit.
“Policia e Kosovës, ekipet për hetimin e korrupsionit në kuadër të krimeve ekonomike janë duke realizuar një operacion policor në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në Prishtinë. Pas përfundimit të operacionit dhe raportimeve nga terreni, detajet tjera do të bëhen të ditura më vonë nga kompetentët”, tha Hoxha.