Policia spanjolle ka vënë në pranga tre të rinj shqiptarë, të moshës 35, 32 dhe 19 vjeç për një plantacion droge.
Ngjarjet datojnë në shkurtin e kaluar, ku pas kryerjes së hetimeve, agjentët lokalizuan fermën, e cila përbëhej nga dy ndërtesa të mëdha prej më shumë se 2000 metra katrorë të cilat trafikantët i kishin reformuar për t’i përdorur ekskluzivisht për marijuanë, ku dhe banonin tre shqiptarët.
Mediat spanjolle raportojnë se njëra prej shtëpive, në pjesën e sipërme të saj, i kishte gjithmonë dyert dhe dritaret e hapura, pavarësisht nga temperaturat e ulëta tipike të stinës së dimrit. Përveç kësaj, dikush qëndronte gjithmonë brenda si masë sigurie dhe kishin disa qen që mund të lajmëronin në rast se një person i panjohur i afrohej fermës.
Për shkak të dyshimeve se personat mund të mbanin armë zjarri, kanë ndërhyrë disa grupe operacionale.
Në momentin e hyrjes në shtëpi është arrestuar një nga autorët e dyshuar, i cili është pikasu nga kontrolli në ajër, pasi ka tentuar që të arratiset nga çatia.
Policia ka sekuestruae 1896 bimë marijuhane gati për t’u mbledhur, si dhe rreth 60 kilogramë marijuanë e thatë, e paketuar dhe gati për shitje, e cila ndodhej brenda njërës prej shtëpive.