Policia e Kosovës ka zënë një grup sirianësh të cilët lëviznin ilegalisht në Skënderaj.
Me ta tashmë po merret njësia e migracionit në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Policia i ka ndalu disa, kanë ardh njësia e migrimit prej Prishtinës e tash po merren ata”, tha ai.Ndryshe, në mediat lokale u raportua se numri i tyre ka qenë rreth 40, ku dy prej tyre u raportua se kanë marrë trajtim mjekësor.