Sipas rezultateve të KQZ-së në Ferizaj ka fituar, Agim Aliu, i PDK-së me 62,53 %. Pas tij është Valon Ramadani i VV-së me 25.94%.
Ndërsa në vendin e tretë është kandidatja e LDK-së, Sibel Halimi, me 9.36%.
Ajo u shpreh jashtëzakonisht e lumtur që e gjithë fushata dhe dita e zgjedhjeve shkoi ashtu siç, sipas saj e meriton Ferizaj, njofton Klankosova.tv.
Kurse fituesit të zgjedhjeve i kërkoi përkushtim më të madh tek nevojat elementare të qytetarëve të Ferizajt!
“Unë do të vazhdojë të jap kontributin tim kudo që jam gjithmonë në të mirë të vlerave njerëzore e fuqizimit të grave, pavarësisht epilogut përfundimtar. Kemi shumë për të bërë së bashku! Politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë, por vetëm duke u sfiduar, ia dalim, sepse Ferizaj e Kosova meriton të jetë një vend modern dhe i emancipuar. “ shkroi Halimi në një postim në Facebook.
Për Halimin, kjo ka qenë gara e parë, pasi vonë është inkuadruar në kryesinë e LDK-së.