Politikanët gjermanë kanë frikë se dezinformimi rus do të ndikojë në zgjedhjet federale

Politikanët gjermanë kanë frikë se dezinformimi rus do të ndikojë në zgjedhjet federale

Ligjvënësit dhe ministrat gjermanë po paralajmërojnë se dezinformimi mund të ndikojë në zgjedhjet , të cilat do të zhvillohen në më pak se katër javë në Gjermani.

Politikani i CSU, Thomas Erndl, konfirmoi se qeveria është e vetëdijshme se Rusia po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet evropiane, veçanërisht në Poloni dhe Gjermani, shkruan Euronews.com.

“Rusia po bën përpjekje masive dhe sigurisht që do të ketë pasoja”, tha ai.

Sipas tij, Gjermania duhet të përmirësojë mbrojtjen e saj dhe thotë se megjithëse ka përpjekje dhe iniciativa, duhen më shumë fonde.

“Ne gjithashtu duhet të përdorim teknologji moderne si inteligjenca artificiale për të analizuar këto aktivitete. Por mbi të gjitha, ne duhet të rrisim ndërgjegjësimin dhe të edukojmë popullatën . Dhe mendoj se kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë në këtë drejtim”, tha Erndl.

+Ministria e Jashtme gjermane ka emëruar grupin Doppelgänger si përgjegjës për dhjetëra mijëra llogari të lajmeve të rreme në mediat sociale në Gjermani.

Related Articles