Një deputet në largim shkaktoi një skenë jo të zakonshme në parlamentin e Australisë Perëndimore pasi ai e përfundoi fjalimin përshendetës me një këpucë – akti i pirjes së një pije festive, zakonisht alkool, nga një këpucë.
Kyle McGinn mbylli fjalimin duke hapur një birrë dhe duke e pirë atë nga këpuca e tij e hequr.
McGinn u tha mediave lokale se ai e bëri këtë për të treguar se kishte njerëz normalë në parlament dhe për të festuar në mënyrën e tij.