Politikani ekstremist serb pretendon se janë vrarë 9 dhe plagosur shumë terroristë në Veri

Politikani ekstremist serb pretendon se janë vrarë 9 dhe plagosur shumë terroristë në Veri

Politikani ekstremist serb, Misa Vacic, po pretendon se në Veri të Republikës së Kosovës gjatë ditës së diel janë vrarë 9 terroristë dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Në një shkrim në platformën “X”, Vacic ka thënë se “Fatkeqësisht ky numër nuk është final” dhe sipas tij “Serbia nuk duhet të mbetet pa reagim ndaj kësaj masakre brutale ndaj të rinjve serbë”.

Narrativë të njejtë ka përdorur edhe presidenti serb Aleksander Vucic gjatë takimit që ka pasur me ambasadorin e Rusisë, duke thënë se Kosova “Po kryen spastrim etnik”.

Ndërkohë e gjithë bota demokratike ka dënuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës nga grupi kriminal që kishte shfrytëzuar Manastirin e Banjskës dhe objektet për rreth për të sulmuar Policinë e Kosovës.

Gjatë ditë së diel një grup terrorist serb i armatosur rëndë ka vrarë një pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe ka plagosur 2 të tjerë. Sipas infromacioneve zyrtare, Policia ka arritur të vras 4 prej terroristëve dhe 2 të tjerë i ka arrestuar.

Related Articles