Politikani serb, Aleksandër Arsenijeviq të enjten është përplasur me zëvendësministrin e Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, derisa fishkëlleu gjatë një vizite të tij në veri.
Sipas “Klan Kosova”, debati ka ndodhur rreth përdorimit të flamurit serb.
Në lidhje me rastin, Vokrri ka thënë:
“Ne e patëm një debat. Ai mu drejtua duke më thënë se “ju po na rrahni, po na i theni eshtrat, po na i shkelni të drejtat tona. Pastaj une i thashë “Secili që e shkel ligjin e pëson nga policia, pa marrë parasysh se a është shqiptar apo serb
Arsenjeviq më tha që “Ju nuk po na e lejoni ta përdorim flamurin tonë”, i thashë që “ju keni të drejtë ta përdorni, por jo ta vendosni në vendet publike”. Pastaj ai tha “a e dëgjuat që zëvendësministri më tha se kemi drejtë ta përdorim flamurin.” – citohet se ka thënë ai.
Pamje nga rasti: