Politikani serb “trondit” me deklaratën, e tregon emrin e personit që besohet se e vrau Oliver Ivanoviqin

Politikani serb “trondit” me deklaratën, e tregon emrin e personit që besohet se e vrau Oliver Ivanoviqin

Politikani dhe analisti serb Boban Bogdanoviq në një rrëfim folur rreth vrasjes së politikanit serb në veri, Oliver Ivanoviq.

Ai tha se Ivanoviq u vra për shkak të aktivitetit të tij politik duke i kundërshtuar fuqishëm Listën Serbe e politikat e Beogradit.

“Vrasësi i të ndjerit Ivanoviq, është Ljubomir Lainoviq, djali i Branislav Lainoviq”, tha Bogdanoviq.

Bogdanoviq në emisionin Politiko tha se një ditë pas bisedës telefonike të Oliver Ivanoviqit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ku i kishte treguar për kërcënimet që kishte marrë dhe rrezikun që ndodhej, ai ishte vrarë.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përgjegjësi sepse Ivanoviqi i kishte treguar atij në telefon se ndihet i kërcënuar dhe Vuçiq nuk bëri asgjë për të mbrojtur atë”, tha tutje ai.

Ai po ashtu për përfshirjen në vrasjen e Ivanoviqit ka përmendur edhe dy politikanët serb nga veriu, Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radojiciq.

Related Articles