Polloshka i bashkohet KB Vëllaznimit

Polloshka i bashkohet KB Vëllaznimit

Fundori Don Polloshka i është bashkuar skuadrës së Vëllaznimit për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ekipi nga Gjakova që është rikthyer në elitë, të premten e ka zyrtarizuar Polloshkën, i cili ka firmosur kontratë për sezonin e ri.

Sezonet e fundit, Polloshka ka qenë pjesë e skuadrës së Sigal Prishtinës.

“Doni i cili luan në pozitën e organizatorit është njëri ndër talentet më premtues në vend. Karrierën e zhvilloi në KB Sigal Prishtina, vitet e fundit e dëshmoi se ka perspektivë të madhe”, thuhet në njoftim.

Related Articles