Kryeministri i Polonisë ka akuzuar presidentin rus, Vladimit Putinin, se qëndron prapa krizës me migrantë në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë.
Mateusz Moraëiecki ka thënë se lideri autoritar bjellorus, një aleat i afërt me Putinin, po orkestron krizat, porse “ka trurin në Moskë”.
Të paktën 2000 migrantë janë bllokuar në kufi në kushte të rënda atmosferike, raporton BBC.
Incizime kanë treguar turma njerëzish në anën bjelloruse të ndarë me një mur telash me gjemba me Poloninë. Në mesin e tyre ka djem të rinj, gra e fëmijë. /Gazeta “Enigma”/