Atë që nuk e bëri Argjentina ditë më parë, e ka bërë sot dikush tjetër. Polonia ka shënuar fitore ndaj Arabisë Saudite me rezultat 2:0.
Piotr Zielinski kaloi polakët në epërsi në minutën e 39-të pas asistimit të Robert Lewandowskit.
Në fund të pjesës së parë, Arabia Saudite shpërdoroi një mundësi të artë, kur penalltinë e Al Dawsarit e priti portieri Szszesny.
Në pjesën e dytë, Robert Lewandowski realizoi në minutën e 82-të, që ishte goli i tij i parë në një Kampionat Botëror.
Me këtë fitore, Polonia shkon në vendin e parë me katër pikë, një më pak se Arabia Saudite.
Në anën tjetër, Argjentina dhe Meksika luajnë sonte nga ora 20:00