“Popullistët kujdesen për popullin deri t’ia marrin votën, pastaj i hipin në qafë”

“Popullistët kujdesen për popullin deri t’ia marrin votën, pastaj i hipin në qafë”

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka komentuar aprovimin e Qeverisë Kurti në propozimin e ZRRE-së për rritjen e tarifës së energjisë, duke thënë se ‘popullistët e tillë, kujdesen për popullin vetëm derisa ua marrin votën, pastaj puna e parë që bëjnë i hypin në qafë popullit’.

Selmanaj tha se qeveria kërkoi nga qytetarët të mos ngrohen me dru, as me qymyr, ndërsa në fund del dhe ua shtrejton çmimin e energjisë.

“Në fillim ju thanë qytetarëve mos u ngrohni me dru se po dëmtohen pyjet, pastaj ju thanë mos u ngrohni me qymyr se po ndotet ambienti, kur qytetarët mbeten pa asnjë rrugë tjetër dhe u orientuan ka ngrohja me energji, atëherë del qeveria dhe ua shtrenjton deri në 100% çmimin e energjisë.

E me çka të ngrohen njerëzit?!!! Mos u befasoni, popullistët të tillë janë. Kujdesen për popullin vetëm derisa ua marrin votën, pastaj puna e parë që bëjnë i hypin në qafë popullit. Nëse nuk i ndalim me kohë, nesër do jetë vonë”, shkroi Selmanaj në Facebook. /Gazeta Enigma/.

Related Articles