Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez ka thënë se kishin kundërshtarë të shumtë në Katar.
Argjentina është kualifikuar në finale, ku takohet me Francën apo Marokun të dielën.
“Të gjithë kanë dashur që ne të humbim. Ishte ne kundër pjesës tjetër të botës. Jam shumë i lumtur që ky grup me 26 lojtarë është aq luftarak dhe që kemi 45 milionë argjentinas prapa nesh. Tifozët tanë janë të mahnitshëm. Sa herë që luajmë ndihemi sikur në ndeshjet në shtëpi”, ka thënë Martinez për “beIN Sports”.