10 minuta para fundit, ndeshja mes Cadizit dhe Barcelonës është ndërprerë përkohësisht.
Një tifoz ka pasur probleme shëndetësore në tribuna.
Lojtarët në fushë janë parë në ankth, teksa shihen edhe duke u lutur.
Portieri i Cadizit, Ledezma, vrapoi drejt stolit dhe mori defibrilatorin dhe më pas vrapoi sërish drejt tribunës, për t’ia hedhur mjekëve.
Ekipet mjekësore janë në tribuna.