Portieri Bogdan Cauca ka zgjidhur ndeshjen në derbin e qytetit në Kupën e Rumanisë me një gol të mrekullueshëm nga një goditje dënimi, duke i sjell fitoren skuadrës së tij SR Brasov kundër FC Brasov me rezultatin 1-0.
Ishte minuta e 86 -të e derbit të qytetit, ku deri atëherë nuk kishte gola.
Pastaj erdhi një goditje e lirë dhe topin e mori portieri Bogdan Cauca, duke ia shënuar kolegut të tij nga ana e kundërt, një gol fantastik.
BREAKING | The goal of the year was just scored in the Romanian cup!
Brasov derby in the cup. SR Brasov (3rd tier) keeper Bogdan Căucă comes up in the 86th minute to take a free-kick and SCORES a beauty to put his team past Steagul Renaște Brașov (2nd tier).
Fairytale football. pic.twitter.com/A6bM4GpNq0— Emanuel Roşu (@Emishor) August 24, 2021
Goli shkaktoi entuziazëm të madh tek tifozët vendas, por edhe komentuesit në transmetimin direkt i cili nuk mund ta besonte në atë që ishte dëshmitar.
Mjeshtëria e portierit Cauce, është bërë virale nëpër botë veçanërisht për faktin se ky është një derbi i qytetit me një rivali të madh, pasi klubet nuk kanë simpati për njëri-tjetrin.