Imuniteti dhe portokajtë janë dy tema të lidhura ngushtë, ato njihen si një nga burimet më të mira të vitaminës C dhe ofrojnë 70-100 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine në vetëm një portokall.
Ato ofrojnë shumë më tepër se vetëm një vitaminë, dhe kjo është koha e përkryer për t’i ngrënë ato.
Përfitimet shëndetësore të portokallit
Portokallet ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve dhe përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm. Përveç vitaminës C, portokajtë janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i fibrave dietike, folatit dhe antioksiduesve. Ushqyesit në këtë frut mbështesin sistemin imunitar dhe ofrojnë një qasje parandaluese për shëndetin e përgjithshëm.
Ato janë të shkëlqyera për kujdesin e lëkurës dhe rritjen e qelizave
Portokajtë inkurajojnë rikthimin e shëndetit nga brenda jashtë. Folati stimulon rritjen e qelizave dhe vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit, i cili ndihmon në shërimin e plagëve, forcon lëkurën dhe ndihmon lëkurën të mbajë një shkëlqim rinor.
Një nga avantazhet kryesore të këtij fruti është se është i disponueshëm gjatë gjithë vitit. Për ata që duan të rrisin marrjen e vitaminës C, ato janë vazhdimisht të pranishme. /Gazeta “Enigma”/