Rreth 16.500 spektatorë do të mund të shikojnë finalen e Ligës së Kamionëve në Porto ka njoftuar të martën Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), teksa ka vendosur në shitje biletat.
Kjo shifër përbën një të tretën e kapacitetit që ka stadiumi Estadio do Dragao. Paraprakisht finalja në futboll ishte planifikuar të mbahej në Stamboll, mirëpo më pas ngjarja është zhvendosur në Portugali, për shkak të situatës me pandeminë në Turqi.
Federata Evropiane e Futbollit veçse ka ndarë nga 6,000 bileta për ekipet finaliste, Chelsea dhe Manchester City. Përveç tyre do të shiten edhe 1,700 bileta për publikun e përgjithshëm. Për shkak të pandemisë, spektatorëve do t’iu kërkohet dëshmi e testit negativ për koronavirus, në mënyrë që të hyjnë në stadium.
Meqë Portugalia është në “listën e gjelbër” të Qeverisë britanike, asnjë lojtar apo tifoz me bazë në Britani, nuk do të ketë nevojë t’i nënshtrohet masës së karantinës në kthim.