Posta e Kosovës përmes një komunikate për media i ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes e të mos mashtrohen nga një sms që kohëve të fundit që shumë prej tyre kanë pranuar, shkruan Enigma.
Në reagim është bërë thirrje që qytetarët të mos klikojnë në linkun që u dërgohet atyre.
Komunikatë për Media:
Prishtinë, më 19.09.2024-
Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi. Palë të panjohura po dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e Postës së Kosovës. Menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to.
Ju informojmë se prezenca jonë është vetëm në kanalet zyrtare: Web-faqe: www.postakosoves.com, Facebook: https://www.facebook.com/PostaeRepublikesseKosoves/ Instagram: https://www.instagram.com/postakosoves/ Linkedin: https://www.linkedin.com/company/posta-e-kosov-s dhe numrat zyrtarë: 038 221631, 045 851001.
Të nderuar qytetarë, ju lutëm mos klikoni asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunoni me numra që nuk janë të Postës së Kosovës. Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm.
Posta e Kosovës është e përkushtuar për t’i mbrojtur qytetarët dhe për të bashkëpunuar me organet relevante!