Posta e Kosovës përmes filatelisë së saj që nga sot ka vënë në qarkullim pullë postare me imazhin që shënon 115-vjetorin e Kongresit të Manastirit.
Ndërsa nga ajo u bë thirrje që qytetarët të shërbehen me këtë pullë postare.
“Kongresi i Manastirit ishte njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore, arsimore dhe kombëtare që e karakterizonte Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare Shqiptare në fillim të shekullit XX-të, në të cilin u përpilua dhe u njësua për herë të parë alfabeti i gjuhës shqipe”, thuhet në njiftimin e Postës së Kosovës.
“Ky Kongres historik, ishte organizuar në kushte e rrethana të rënda kombëtare dhe ndërkombëtare. Me prezencën e 150 delegatëve, të ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë etnike, me përfaqësim edhe nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut, u vendos që alfabeti i gjuhës shqipe të ketë bazë shkronjat e alfabetit latin”.
Posta e Kosovës gjithashtu tha se si çdo herë afirmon ngjarjet kulturore dhe historike të vendit të tyre me pulla të bukura postare në tërë botën.