Mbrëmjen e së shtunës Kiara Tito la shtëpinë e Big Brother Vip Albania.
Ndërkohë vetëm pak minuta më parë, moderatorja ka bërë postimin e parë pas daljes së dytë. Dhe ashtu siç pritej, fotoja që ajo zgjodhi të postone ishte dora e saj me unazën e propozimit për martesë.
Krahas saj, Kiara tregoi edhe një herë të gjithë lumturinë që ka ndjerë mbrëmë, duke harruar çdo gjë tjetër.
“Zemra plot! Aq shume u gezova dje, sa harrova cdo dhimbje, lot, zhgenjim. ???? Faleminderit te gjitheve per dashurine dhe mbeshtetjen qe keni treguar gjate rihyrjes time ne shtepine e Big Brother. Cdo mesazh, koment, apo vote mbeshtetese e ka bere kete eksperience te paharrueshme dhe te vecante per mua!????
Dashuria mbizoterofte ne zemrat tuaja! Sinqerisht, realisht e juaja”, ka shkruar ajo në postimin i cili është mbushur me urime nga miqtë dhe fansat.