Postoi video në makinë pa vendosur rripin, policia britanike gjobit menjëherë Kryeministrin Rishi Sunak

Postoi video në makinë pa vendosur rripin, policia britanike gjobit menjëherë Kryeministrin Rishi Sunak

Rishi Sunak u kap duke mos vendosur rripin e sigurimit në një video të postuar nga llogaria e tij zyrtare në rrjetet sociale.

Policia e Lancashire nxori njoftimin pasi kryeministri u shfaq pa rrip në një klip në Instagram teksa bënte një promovim në Lancashire.

Në një deklaratë policia tha: “Siç jeni të vetëdijshëm, një video ka qarkulluar në mediat sociale që tregon një individ që nuk mbante rripin e sigurimit si pasagjer në një makinë në lëvizje në Lancashire”.“Pas shqyrtimit të kësaj çështjeje, ne sot (e premte, 20 janar) i kemi lëshuar një 42-vjeçari nga Londra një gjobë”.

Related Articles