Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas ‘shëtitjeve’ në Mitrovicë e Vushtrri, disa orë para mbylljes së qendrave të votimit, arriti pasdite në Prishtinë.
Në postimin që e bëri në Facebook, stafi i tij rrëshqiti duke nxjerrë në publik ‘koordinatën’ e tij për publikimin e një videoje.
“Postone pastaj në fb dhe insta:
Të dashur qytetarë,
këtu nga Kodra e Trimave, në këto orët e fundit të mbetura të kësaj dite të rëndësishme, ju ftoj që të dilni e të votoni.” – ishte postimi i parë, që më pas u ndryshua.
Vizitat e Kurtit në disa komuna ku partia e tij është në balotazh janë komentuar shumë, nëse po shkelet heshtja zgjedhore apo jo.

