Analisti Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas deklaratës së ministrit Liburn Aliu, se nuk i kujtohet çmimi i banesës që ka blerë.
Pozhari në Facebook ka shkruar se çmimi i diçka nuk të kujtohet veç kur nuk paguan vet.
“Liburn Aliu: Kur e kemi marrë banesën në fillim ka kushtuar shumë më lirë në fillim. Këtë tjetrën ka qenë shumë më shtrenjtë. S’më kujtohet saktë. Nuk të kujtohet veç kur nuk e paguan vet! Mu për vete më kujtohet çdo gjë që e kam ble me djersë të ballit. Deri në centin e fundit. Se e di sa mundin e kam bë për me mbërri me e ble”, shkruan ai.