Pozhari: MF nis procedurat për ta larguar detyrimin që pensionistët të lajmërohen çdo 6 muaj

Pozhari: MF nis procedurat për ta larguar detyrimin që pensionistët të lajmërohen çdo 6 muaj

Analisti, Xhevdet Pozhari që dy javë ka nisur fushatën “Dinjitet për pensionistët”.

E dy kërkesat e para që i ka në kuadër të kampanjës janë, të hiqet obligimi jo njerëzor, morbid, që penzionerët të paraqiten çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë, dhe

Shtesa çdo muaj për këtë shtresë të shoqërisë në kohën e inflacionit, deri në rritjen dinjitoze të pensionit të tyre.

E, sot Pozhari përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se Ministria e Financave ka filluar procedurat për ta larguar detyrimin që pensionistët të lajmërohen çdo 6 muaj.

Pozhari ka shkruar se të hënën në ora 11:00 përfaqësuesit e shoqatës së pensionistëve do të priten në takim nga departamenti i pensionistëve.

Postimi i tij i plotë:

Ministria e Financave ka filluar procedurat për ta larguar detyrimin që pensionistët të lajmërohen çdo 6 muaj. Janë ftuar përfaqësuesit e shoqatës së pensionistëve të marrin pjesë në grupin punues.

Të hënën, ora 11.00, priten në takim nga departamenti i pensionistëve.

Ju faleminderit nga zemra të gjithëve!

Dinjitet për pensionistët.

Related Articles