Ish-kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan, është arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Mësohet se deri më tani janë shoqëruar 5 zyrtarë të bashkisë së Elbasanit, të cilët kanë qenë pjesë e IMT-së Elbasan. Ata dyshohet se kanë lejuar ndërtimin pa leje të një objekti në qytet.
Për këtë aksion, nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga policia e Elbasanit./Gazeta Enigma/