Pranga për dy persona në Gllogoc, dyshohet se dhunuan seksualisht një grua

Pranga për dy persona në Gllogoc, dyshohet se dhunuan seksualisht një grua

Dy persona kanë përfunduar me pranga në duar në Gllogoc gjatë së mërkurës.

Kjo pasi ata dyshohen se kanë dhunuar një grua. 

Sipas Policisë, viktima më 21 janar kishte kryer marrëdhënie seksuale me dy të dyshuar, pa dëshirën e saj. 

Gruaja është dërguar për ekzaminim mjekësor. 

“Me 22.01.2025 është raportuar se viktima femër kosovare me dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pa dëshirën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale në kohë të ndryshme.  Viktima është dërguar  për ekzaminim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Gazeta Enigma

Related Articles