Një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht ortaken e saj, andaj kjo e fundit i’a thirri policinë.
Policia menjëherë ka arrestuar të dyshuarën derisa me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje.
Sipas raportit të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare (ortakja e saj). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Gazeta Enigma
Pranga për një grua në Prishtinë, e rrahu ortaken e saj
