Prapaskenat e ‘shthurura’ të yjeve të futbollit

Prapaskenat e ‘shthurura’ të yjeve të futbollit

Skandali Wanda Nara – Mauro Icardi – Maxi Lopez, njihet dihet tashmë nga të gjithë. Shoku më i ngushtë i Maxi-t, Mauro Icardi i “rrëmbeu” gruan mikut të tij!

Wanda Nara, bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e bomberit të Interit ka zbuluar paraprakisht për “Gazzetta dello Sport” lidhur me “prapaskenat” e tradhëtisë së saj ndaj sulmuesit të Torinos.

“Kam takuar Mauron nëpërmjet Maxi Lopez kur ishte 18 vjeç. Pas divorcit, unë isha kthyer për të jetuar në Argjentinë dhe tashmë kisha regjistruar fëmijët për vitin e ri shkollor. Më duhej të kthehesha në Milano për të tërhequr disa dokumenta dhe më pas të kthehesha mbrapshtë. Rastësisht takova Mauron dhe ai më pyeti nëse doja të haja me të, por ai nuk kishte lekë. I dhashë disa para dhe pjesa tjetër ndodhi në mënyrë spontane”, ishte ‘rrwfimi’ i Wandas kohë më parë.

Wanda Nara – Mauro Icardi

Më pas ajo ka treguar edhe për fillet e raporteve intime që kulmuan me tradhëtinë ndaj ish-bashkëshorit, mikut të mëhershëm të Icardit, futbollistit argjentinas.

“Mauro mund të kishte bërë gjithçka që donte në jetë, por tregoi pjekurinë e një njeriu shumë më të vjetër. Ai i mbajti premtimet e tij. Shpejt kuptova se kujdeset edhe për fëmijët e mi dhe kjo do të thoshte gjithçka”, ka qenë tregimi i mëtejmë i Wanda-s për fillet e raporteve të saj me Icardin.

Skandali Wanda Nara – Mauro Icardi – Maxi Lopez

Maxi Lopez jetonte në Milano me Icardin dhe dy fëmijët e tij nga martesa me Wanda.

Ndërsa paraprakisht Wanda tradhëtoi burrin për Mauro Icardin, ky i fundit e tradhëtoi Wandan për të ardhur deri te ndarja e qiftit.

“E shkatërruat një familje me atë K…vë”, ishte mesazhi i fundit që është shpërndarë nga Wanda në rrjete sociale.

Related Articles