Prattipati takon kryetarët e komunave në veri: ShBA-ja pret qeverisje transparente dhe shërbime të barabarta për të gjitha komunitetet

Prattipati takon kryetarët e komunave në veri: ShBA-ja pret qeverisje transparente dhe shërbime të barabarta për të gjitha komunitetet

E Ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati ka takuar të martën kryetarët e katër komunave në veri.

Prattipati ka theksuar pritshmëritë e ShBA-së për qeverisje transparente dhe ofrim të barabartë të shërbimeve për të gjitha komunitetet.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua sot me katër kryetarët e sapoinauguruar të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile të serbëve të Kosovës në veriun e Kosovës”

“Ajo theksoi pritshmëritë e SHBA-së për qeverisje transparente dhe efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike që janë të përkushtuara për t’u shërbyer të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Related Articles