Prattipati takon Rizvanollin, flasin për investime amerikane në bizneset për gaz të lëngshëm natyror dhe miniera

Prattipati takon Rizvanollin, flasin për investime amerikane në bizneset për gaz të lëngshëm natyror dhe miniera

Anu Prattipati, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka takuar ministren e Ekonomisë të Kosovës, Artane Rizvanolli.

Në njoftimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet se, Prattipati, theksoi angazhimin e kësaj ambasade për të krijuar mundësi për bizneset amerikane, veçmas të atyre që operojnë në sektorin e gazit të lëngshëm natyror dhe atë të minierave.

“Ajo riktheksoi angazhimin e Ambasadës për të krijuar mundësi për bizneset amerikane, veçmas të atyre që operojnë në sektorin e gazit të lëngshëm natyror dhe atë të minierave. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit në fushat që promovojnë prosperitet të ndërsjellë”, ka njoftuar ambasada.

Related Articles