Prej dy deri në dhjetë euro biletat për ndeshjen Ballkani – Slavia Praga

Prej dy deri në dhjetë euro biletat për ndeshjen Ballkani – Slavia Praga

Ballkani ka njoftuar se ka nxjerrë në shitje biletat me Slavia Pragën që luhet më 27 tetor në kuadër të fazës grupore të Ligës së Konferencës.

Ndeshja është vendimtare për kalim në fazën nokaut dhe luhet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Biletat shiten “online”.

Klubi suharekas ka vendosur për çmime të lira të biletave. Për tribunën veriore dhe jugore, bileta kushton 2 euro. Bëhet fjalë për tribunat pas portave.

Në lindje, bileta kushton 5 euro. Në perëndim bileta kushton 10 euro, ndërsa biletat VIP kanë çmim prej 40 euro.

Related Articles