Ish-diplomati Ylber Hysa tha në një deklaratë për media tha se sulmi mbi familjen Jashari në Prekaz ishte një pikë kthese historike për Kosovën dhe që e vuri vendin përfundimisht në vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, raporton Gazeta “Enigma”.
“Praktikisht janë tri masakra të cilat e bënë historikun e konfliktit, ishte sulmi në Prekaz, i cili e vendosi Kosovën përfundimisht në agjendën ndërkombëtare, nëse u kujtohet në atë kohë ishte një reagim i Departamentit Amerikan, ishte një aksion brutal në të cilin Milloshevqi përfundimisht tregoi se me Kosovën dëshiron t’i qëroj hesapet vetëm me dhunë dhe forma e rezistencës së familjes Jashari tregoi se këtu më s’ka rrugë tjetër”, tha Hysa në Rubikon.
Ai kujtoi se para sulmit, Millosheviqi kishte bërë ndryshime në kreun e ushtrisë dhe të shërbimeve sekrete, duke sjellë figura edhe më brutale, si Radomir Markoviqin, me qëllim që përballja me shqiptarët të bëhej me mjete edhe më të ashpra.
“Para asaj ai i kishte bërë disa ndryshime në kreun e ushtrisë dhe të shërbimit sekret, kishte sjellë njerëz më brutal, Rade Markoviqin, i cili do duhej që në mënyrë më brutale të ballafaqohej me shqiptarë dhe ajo që ndodhi në fakt me rezistencën e Jasharajve në mënyrë të pashmangshme, në mënyrë të pakthyeshme e mobilizoi popullin e Kosovës kah lufta. Në të njëjtën kohë Millosheviqi tregoi publikisht se ai e ka zgjedhur luftën si formë e veprimit me Kosovën”, tha Hysa.