Erëza Voca, është njëra nga shumë kandidatët që aplikuan për një pozitë pune në Spitalin e Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, e që morën përgjigje negative nga ky institucion.
Erëza e cila iu drejtua kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, përmes një letre, të drejtën e publikimit të së cilës ia dha ekskluzivisht portalit Mitropol thotë se ndjehet e zhgënjyer me Kosovën, pasi i la të gjitha ëndrrat e saj vetëm të kontribuojë për Kosovën.
Letra e plotë:
Zoti kryeministër i Kosovës, Albin Kurti,
I kam disa fjalë me t’i thanë… Kur të kemi votu ty, të kemi votu mos me lënë Kosovën pa të rinjë. Të kemi votu, që t’i largoni njerëzit e korruptuar, të kemi votu që t’i largoni njerëzit që nuk e meritojnë një vend pune.
Duke i përmendur këto arsye, është edhe një, kemi dashur t’i themi boll mashtrimeve dhe njoftësisë.
Për këtë arsye, edhe unë e edhe shumica e studentëve kemi lënë shumë ëndrra e shumë mundësi tjera, vetëm që të kontribuojmë në vendin tonë.
E ç’të them më shumë se sa sot, kur shkova t’i shikoj rezultatet e konkursit në Spitalin e Mitrovicës dhe shoh që edhe pikët qe i kam pasë m’i kishin hequr. E dini pse?
Sepse duhet me hy njerëzit që kanë të njofshëm, si vajza e vëllaut të drejtorit, vajza e vëllaut të ish-drejtorit, kushërinjë e fëmijë të punëtorëve shëndetësor e kështu me radhë.
Përderisa kam pasur shumë oferta për punë jashtë vendit, besoj që jam profesionalisht e përgatitur si nga ana teorike ashtu edhe praktike.
Nuk mendoj që mundet që prej 50 poenave te bie në 43, kur secila pyetje që më është bërë i jam përgjigjur korrekt dhe mendoj se kam dhënë përgjigjje edhe më të gjata se sa që kërkohej.
Përderisa poenat shkruhen ende me laps të thjeshtë dhe bëhen pyetje të njejta për secilin dhe hymë në intervistë pa na u kërkusr as prezantimi e lëre më shkollimi a përvoja si punëtorë shëndetësor, kjo tregon sa mbrapa jemi e si shkojnë punët tek ne.
Para se të konkuroja kam kërkuar punë vullnetare, gjë që as kjo nuk më është marë parasyshë. Jam shumë e dëshpëruar me sistemin tonë të pranimeve të punëtorëve. Dhe, e dini çka është më e keqja?, që ky fenomen nuk ka ndërruar kurrë dhe as që do ndërroj ndonjëherë, ka raportua Mitropol.
Vetëm mos pyetni pse të rinjtë po largohen?! Janë gjërat si këto që të bëjnë ta urresh jetën në Kosovë, janë gjëra si këto që nuk të lënë as ta duash profesionin tënd, sepse nuk ke si zhvillohesh.
Edhe një herë ma vërtetuan që fjalia jonë “pa te njofshëm nuk ke asgjë” është më se vërtetë dhe se kjo fjali nuk do vdes kurrë në Kosovë…/Gazeta Enigma/