Premier League: Humja e tretë me radhë, për Evertonin bie “alarmi i rizgjimit”

Premier League: Humja e tretë me radhë, për Evertonin bie “alarmi i rizgjimit”

Wolverhempton shënon fitore të rëndësishme 2:1 ndaj Everton, në ndeshjen e fundit të javës 10-të në Premier League-n Angleze, shkruan Gazeta Enigma.

Me dy gola të shënuar në pjesën e parë, së pari Kilman në minutën 28’ e më pas Jimenez në atë të 32’, Wolves kishte siguruar epërsi solide e komode për rrejdhën e takimit, por jo edhe aq të sigurtë, pasi Everton pothuajse u rikthye në lojë në pjesën e dytë, me golin e shënuar nga Alex Iwobi në minutën 66’ për të krijuar pasiguri totale në rrjedhën e lojës dhe vet epilogut përfundimtar.

Foto nga takimi: Wolverhempton – Everton 2:1

Të kota ishin tratativat e vazhdueshme të Evertonit për të barazuar, pasi një gjë të tillë nu ia doli,pasi nu kia lejuan vendësit, përkundër disa gjysmërasteve ideale.

Me këtë fitore Wolverhempton ngjitet në pjesën e epërme, në pozitën e shtatë në tabelë, ndërsa Everton me humbjen e tretë radhazi ngelet në kuotën e 14-të pikëve, në pozitën e 10-të  në tabelë.

/Gazeta Enigma/

Related Articles