Muajve të fundit në Kosovë është diskutuar shumë rreth të drejtave televizive për t’u transmetuar Premierliga angleze, raporton Gazeta Enigma.
Kryetari i Komisionit për Media, Valon Ramadani, pas këtyre diskutimeve e shqetësimeve të shumta të ngritura në publik për transmetimin e paligjshëm dhe të paautorizuar të ligës angleze në Kosovës nga platforma “ArtMotion” përmes kanaleve serbe “Arena Sport”, i është drejtuar me letër vet Premierligës duke kërkuar sqarim.
Sipas përgjigjes thuhet se Premierliga nuk e ka autorizuar ‘ArtMotion’ direkt të transmetojë ligën angleze në Kosovë dhe nuk e ka autorizuar ‘Arena Sport’ nga Serbia që përmes ‘Art Motion’ të shpërndajë ndeshjet e Premierligës në Kosovë.
Më poshtë e gjeni postimin e Ramadanit: /Gazeta Enigma/