“Pres nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë një marrëveshje përfundimtare”

“Pres nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë një marrëveshje përfundimtare”

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se pret që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë vizitës së tij në Beograd të mërkurën, ai ka thënë se u takon liderëve të Prishtinës dhe Beogradit që të bijnë dakord për formatin dhe përmbajtjen e saktë të marrëveshjes, në kuadër të procesit të dialogut.

Peach theksoi se më e rëndësishmja është që kjo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për qytetarët e të dyja shteteve, dhe të sjellë përfitim afatgjatë në rajon, shkruan Danas.

Related Articles