Presidenti arab paralajmëron investim marramendës në ShBA

Presidenti arab paralajmëron investim marramendës në ShBA

Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmuan se do të investojnë 1.4 trilionë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë dekadës së ardhshme.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed, i tha homologut të tij amerikan Donald Trump të hënën se vendi i tij synon të investojë këtë shumë “gjatë dhjetë viteve të ardhshme” kryesisht në sektorët e energjisë, teknologjive të përparuara dhe inteligjencës artificiale.

Premtimi u bë në mars dhe bin Zayed tha se vendi i tij dëshironte të “zgjeronte” miqësinë e tij me Uashingtonin për të mirën e të dy vendeve. Ai gjithashtu vuri në dukje se Emiratet kërkojnë të vazhdojnë të punojnë me Shtetet e Bashkuara për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Trump po viziton Abu Dhabin sot, ndalesën e fundit të turneut të tij në vendet e Gjirit.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara do të nënshkruajnë një marrëveshje paraprake që do t’i japë Abu Dhabit akses të zgjeruar në gjysmëpërçuesit e inteligjencës artificiale të përparuar nga Shtetet e Bashkuara.

Drejtori ekzekutiv i NVIDIA, Jen Xun Huang, ndodhet gjithashtu në Abu Dhabi dhe foli për disa minuta me Presidentin Trump dhe Kryeministrin bin Zayed.

Related Articles